Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter postimin e Kryeministrit Albin Kurti, në të cilin shefi i Qeverisë së Kosovës shprehu përkrahje për Ukrainën dhe publikoi fotografi të flamurit të Ukrainës në ndërtesën e Qeverisë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shkroi ambasadori amerikan.
Në postimin e Kryeministrit Kurti, që u shpërnda nga ambasadori amerikan, thuhet: “Pavarësisht se sa të errëta janë kohët dhe sa e vështirë përpjekja, historia e favorizon të drejtin. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e qeverisë për ta shfaqur solidarizimin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, thuhej në postimin e Kurtit.