Shumë pyesin veten se çfarë simbolizon shkronja “Z” që është ngulitur në tanket e blinduara ruse që lëvizin në kufirin ruso-ukrainas. Shkronja brenda një katrori të bardhë ka bërë që shumë njerëz të përpiqen të deshifrojnë kuptimin e saj. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, vetëm spekulime. Dhe e gjithë kjo në vazhdën e njohjes nga Putini të provincave rusishtfolëse të Ukrainës lindore.
Çfarë mund të simbolizojë “Z” në automjetet ushtarake ruse?
Një burim ushtarak në kryeqytetin ukrainas tha se shkronja “Z” “tregon se përgatitjet kanë përfunduar. Është jetike të jemi në gjendje të dallojmë çdo forcë sulmuese, veçanërisht nga ajri, ku forcat ruse do të kenë kontroll të plotë. Ukrainasit kanë tanke dhe automjete të ngjashme dhe do të duan të zvogëlojnë rrezikun e zjarrit miqësor” tha ai.
Burime diplomatike në Kiev i thanë gjithashtu “The Sun” se tani “kuptohet gjerësisht” se Vladimir Putin kishte vendosur tashmë të nisë një pushtim të përgjakshëm dhe katastrofik.
Një teori, që supozohet se rrjedh nga “mercenarët” nga grupi Wagner – një organizatë paraushtarake ruse, anëtarët e së cilës thuhet se kanë qenë të përfshirë në konflikte të shumta dhe sugjeron se “Z” do të thotë Zelensky – një referencë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Armiku kryesor i sotëm i Rusisë.
Sipas një artikulli në International Business Times, një teori tjetër, më shqetësuese është se “Z” përfaqëson “pikën pa kthim”, ndërsa disa besojnë se shenjat mund të tregojnë automjete të caktuara për role specifike apo edhe formacion, një njësi e re beteje.
Sikur të mos mjaftonte kjo, misteri shton gjithashtu se shkronja “Z” nuk ekziston në alfabetin cirilik të Rusisë, megjithatë, lëvizjet e fundit të Rusisë u quajtën “Operacioni Z” me pothuajse 200,000 trupa tani në një distancë shumë pranë Ukrainës.
/5pyetjet.al