-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta plasi, krahasimi i forcave ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës (Shifrat)

Kryesoret

Kremlini tha të mërkurën se krerët e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar “ndihmë” nga presidenti rus, Vladimir Putin, për t’iu “kundërvënë agresionit” nga ushtria ukrainase.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se rajonet separatiste “kërkuan nga presidenti i Rusisë ndihmë për të zmbrapsur agresionin e forcave të armatosura në Ukrainë”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi.

Perëndimi ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë në çdo moment një sulm ndaj Ukrainës, teksa dhjetëra-mijëra trupa ruse janë vendosur pranë kufijve ukrainas.

Peskov tha se Putin ka pranuar një letër nga udhëheqësit separatistë të Donjeckut dhe Luhanskut, rajone të cilat, më herët gjatë javës Putini i njohu si shtete të pavarura.

“Veprimet e regjimit në Kiev dëshmojnë mosvullnetin për të mos i dhënë fund luftës në Donbas”, thuhej në letër sipas Peskov.

Ai tha se liderët separatistë kanë kërkuar ndihmë nga Putini bazuar në traktatet e miqësisë që ata nënshkruan me Moskën gjatë kësaj jave.

Këto traktate të miqësisë, që Putini i nënshkroi me separatistët, i kanë hapur rrugë prezencës së ushtrisë ruse në territoret e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Të martën, ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e Putinit për përdorim të forcës ushtarake jashtë vendit.

Ndërkaq, të mërkurën, autoritetet ukrainase shpallën gjendje të jashtëzakonshme, e cila hyn në fuqi më 24 shkurt dhe do të zgjasë 30 ditë.

Pasi Putini njohu si shtete të pavarura Donjeckun dhe Luhanskun, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione ndaj Rusisë. Kjo e fundit është zotuar se do t’i përgjigjet “fuqishëm” sanksioneve ekonomike të vendosura nga Uashingtoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit