-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pushtimi rus, presidenti i Ukrainës: Kam frikë për jetën time, ndihmoni vendin tim

Kryesoret

“Ne patëm një bisedë dramatike telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky” tha kancelari austriak Karl Nehammer sot në Vjenë. “Udhëheqësi ukrainas më tha se kishte frikë për jetën e tij dhe për fatin e vendit të tij”.

“Presidenti ukrainas filloi të flasë në telefon, të raportojë për atë që po ndodh në vendin e tij, në një vend që, siç tha ai, nuk e di më sa do të ekzistojë, ndërsa theksoi se nuk e di se sa do të jetë gjallë” tha Carl Nehammer.

Ai shtoi: “Gjatë bisedës sonë telefonike, ai më kërkoi të ndihmoja vendin e tij”.

Zelensky “na informoi se luftime të ashpra po zhvillohen në Ukrainë. Ka shumë të plagosur dhe të vdekur. Presidenti ukrainas kërkon ndihmën e Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Austria, edhe si një vend neutral, nuk mund të shikojë nga ana tjetër” tha Carl Nehammer, duke shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të pranuar refugjatë.

“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht dramatike. Austria dënon fuqishëm veprimet e Rusisë dhe mbështet sanksionet e ashpra të BE-së,” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit