Qeveria i është përgjigjur Lulzim Bashës pas akuzave në parlament për inceneratorët. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ishte Elisa Spiropali që replikoi me liderin e PD-së dhe Sali Berishën.
“Keqardhje kur i shoh të dy, njëri ngjitet, tjetri zbret, por në fakt janë të dy të rrëzuar dhe nuk e kuptojnë. Zoti Lulzim Basha nuk e kuptoj ku e gjeni guximin të ngriheni këtu e të përsërisni të njëjtën kasetë, kur dje në epilogun e komisionit Hetimor për inceneratorët, u pa qartë se si ai komision duhet të ishte pagëzuar më mirë komisioni i malit, që polli disa miush. Është e qartë për të gjithë shqiptarët sot, është në sytë e tyre, fakti që keni gënjyer, fakti që keni mashtruar, fakti që u nisët për të nxirë, por në fakt zbardhët cështjet e impiantëve të mbetjeve.
Faleminderit për ngritjen e atij komisioni, se më në fund qytetarët patën mundësi të dëgjojnë me veshët e tyre e të shohin me sytë e tyre se si ju jeni një opozitë jo serioze. Jo vetëm e thërrmuar në disa grimca, por dhe grimca pa pikë besueshmëria. Kryetarja e komisionit e nisi duke ngritur gishtin si hetuese dhe me një vetëkënaqësi në fytyrë, p[or dje e pamë si mbante kokën ulën dhe lexonte mesazhet që vinin e rralloheshin.
10 orë në epilog kryeministri, në një akt të paprecedentë, për zbardhjen e plotë, jo se ju detyroheshim ju, se ju e keni humbur për ne, por ne dhamë një shembull për publikun. Kthehuni disa vite më parë dhe përfytyrojeni kryeministrin e asaj kohe të dalë para një komisioni dhe t’i kthejë përgjigje Felajt, Denajt apo muaj, pas vrasjeve në bulevard. Përfytyrojeni një komision hetimor për Gërdecin, ku 10 orë përgjigjet për vrasjet e qytetarëve të pafajshëm. Jo në kohën e Zogut kjo, po vetëm disa vite më parë. Ne e votuam komisionin hetimor, edhe pse mund të kishim një rrugë tjetër.
Kjo është rruga jonë dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh e jush, ndryshim që qytetarët e kanë votuar, e ju kanë dhënë juve humbje pas humbje, sepse ju nuk mësoni nga gabimet tuaja. 420 milionë euro të vjedhura, thoni ju, ku i keni? Ajo 7 herë baras 42 e paska pasur bishtin mbrapa dhe shumë të gjatë madje. Bishti i kësaj dardhe qenka shumë i gjatë. Edhe hunda e Lulzim Bashës zgjatet e zgjatet pafundësisht, po deri ku do të shkojë kjo hundë? 420 milionë euro dhe e thotë me ton që ta besojë edhe vetë. Mëson ato teknikat e frymëmarrjes, që mos t’i merret goja.
10 orë në epilog kryeministri, në një akt të paprecedentë, për zbardhjen e plotë, jo se ju detyroheshim ju, se ju e keni humbur për ne, por ne dhamë një shembull për publikun. Kthehuni disa vite më parë dhe përfytyrojeni kryeministrin e asaj kohe të dalë para një komisioni dhe t’i kthejë përgjigje Felajt, Denajt apo muaj, pas vrasjeve në bulevard. Përfytyrojeni një komision hetimor për Gërdecin, ku 10 orë përgjigjet për vrasjet e qytetarëve të pafajshëm. Jo në kohën e Zogut kjo, po vetëm disa vite më parë. Ne e votuam komisionin hetimor, edhe pse mund të kishim një rrugë tjetër.
Kjo është rruga jonë dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh e jush, ndryshim që qytetarët e kanë votuar, e ju kanë dhënë juve humbje pas humbje, sepse ju nuk mësoni nga gabimet tuaja. 420 milionë euro të vjedhura, thoni ju, ku i keni? Ajo 7 herë baras 42 e paska pasur bishtin mbrapa dhe shumë të gjatë madje. Bishti i kësaj dardhe qenka shumë i gjatë. Edhe hunda e Lulzim Bashës zgjatet e zgjatet pafundësisht, po deri ku do të shkojë kjo hundë? 420 milionë euro dhe e thotë me ton që ta besojë edhe vetë. Mëson ato teknikat e frymëmarrjes, që mos t’i merret goja” tha ajo.
/5pyetjet.al