Ndodhi ajo që pritej. Bota është zgjuar sot me sulmin rus mbi Ukrainë. Moska nisi sulmin e Ukrainës nga Donbasi. Deri tani shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës. SHBA, NATO, BE dhe shumë vende të tjera kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës.

Mediat kanë publikuar momentet kur ushtria ruse sulmon me bomba baza ushtarake ukrainase duke lënë të vdekur dhe të plagosur.
/5pyetjet.al