-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është policja që vodhi makinën në Kosovë dhe bridhte për “shtatë palë qejfe” në Tiranë?

Kryesoret

Një oficere e sektorit të forcës operacionale në policinë e shtetit është arrestuar me akuzën e vjedhjes në Kosovë. Vojsava Doda sipas policisë, ka vjedhur një automjet në vendin fqinj dhe më pas e ka sjellë në Tiranë ku e përdorte rregullisht duke shmangur kontrollet me anë të përdorimit të dokumentit si punonjëse e policisë. Një punonjëse e Policisë së Shtetit që shërbente pranë Grupit të Operacionales, është arrestuar nga kolegët e saj. Vosjava Doda, që prej disa vite ka qenë pjesë e strukturave të policisë, rezulton se është përfshirë në vjedhje në disa qytete të Kosovës dhe së fundi ka kryer vjedhjen e një automjeti. Emri i punonjëses së policisë, është zbuluar nga policia e Kosovës.

Efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë bërë arrestimin e Vojsava Dodës, teksa kjo e fundit përdorte dhe në rrugët e Tiranës automjetin e vjedhur në Kosovë. Mjetit i ishin hequr targat kosovare duke ju rivendosur targa shqiptare të falsifikuara dhe më tej përdorej nga punonjësja e operacionales. Automjeti i vjedhur përdorej nga punonjësja e policisë, ndërsa në momentin e arrestimit Vojsava ka qenë e shoqëruar me një person të afërm të saj, me inicialet E. Doda.

Sipas të dhënave, personat që ka bashkëpunuar punonjësja e policisë Vojsava Doda, prezantoheshin si strukturë e posaçme e Policisë së Shtetit, duke përdorur dhe mjetet e identifikimit dhe simbolet e policisë së shtetit. Këtë teknikë dyshohet se ajo e ka përdorur dhe në hyrje të kufirit mes dy shteteve, duke u prezantuar si punonjës policie në pikën e kalimit kufitar në Muriqan.

Automjeti është sjellë në Tiranë dhe përdorej pikërisht nga punonjësja e policisë. Ndërsa pas koordinimit të informacionit mes dy policive është bërë dhe arrestimi i Vojsava Dodës. Pritet që në ditët në vijim, punonjësja e policisë të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës, i cili tashmë ka ngritur ndaj polices akuzën e “Vjedhjes” në bashkëpunim. Ndërkohë ende nuk dihet me saktësi nëse Doda do të ekstradohet në drejtim të Kosovës, apo materialet hetimore kundër saj do transferohen në Shqipëri për procesin penal ndaj saj./ Ora

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit