Ne raportuam më herët se lideri rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do t’i nënshtroheshin sanksioneve të BE-së.
Tani është konfirmuar.
Siç mësohet është vetëm një ngrirje e aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi. Ne nuk i dimë detajet e aseteve që mund të preken, ose në të vërtetë nëse njëri prej tyre ka pasuri në BE.
“Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. /5pyetjet.al