“Objektivi i Rusisë në Ukrainë është të ndryshojë regjimin”. Kështu ka thënë këtë të premte shefi i Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Jim Hockenhull.
“Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë në dy akse drejt Kievit”, tha Hockenhull. “Objektivi i tyre është të rrethojnë kryeqytetin, të sigurojnë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojnë regjimin”.
Zyrtari britanik i inteligjencës vuri në dukje gjithashtu se Rusia “vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën”.
“Në Chernihiv dhe Kharkiv janë përdorur shumë raketahedhës,” vazhdoi Hockenhull.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë, duke u fokusuar në mbrojtjen e qyteteve kryesore”, shtoi ai.