Sfidat më të mëdha të cilat qëndrojnë para nesh, janë ato ekonomike, kështu tha në një mesazh me video kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sipat tij, kjo situatë e krijuar do të thellojë edhe më shumë krizën energjetike dhe ekonomike.
“Ne si Qeveri kemi insistuar dhe mundësuam të gjithë burimet dhe energjia të drejtohen në parandalimin e krizës dhe mbështetje ekonomike për qytetarët dhe bizneset. I rritëm pagat dhe pensionet dhe financiarisht ndihmojmë të gjithë kompanitë”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se situata dhe siguria në Maqedoninë e Veriut për momentin është e qëndrueshme.