-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisin sanksionet kundër Moskës, Putin godet mediat dhe fillon hakmarrjen

Kryesoret

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për kompanitë e Bullgarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke. Këtë e ka bërë të ditur agjencia ruse e aviacionit, cituar nga “Tass”.

Efektet e para të sanksioneve kanë filluar në ndjehen te Moska. Një anije tregtare që transportonte automjete për në Shën Petersburg, e dyshuar se i përkiste një kompanie ruse të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës u bllokua në Francë.

Ambasada ruse në Paris u ka kërkuar autoriteteve franceze shpjegime për sekuestrimin e anijes. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.

Ndërkohë që autoriteti i medias ruse u ka kërkuar dhjetë mediave të pavarura që të heqin raportet për viktimat civile dhe sulmet nga ushtria e Moskës në Ukrainë.

Autoriteti, raporton agjencia “Bloomberg”, ka vënë në shënjestër raportet që përmbajnë sipas saj “informacione të pasakta në lidhje me bombardimet e qyteteve ukrainase dhe vdekjen e civilëve si rezultat i veprimeve të forcave ruse” dhe i paralajmëroi nëse materiali nuk është hequr.  

Në krahun tjetër, rrethi rus rreth Kievit po forcohet nga ora në orë dhe SHBA ka frikë se trupat e Moskës së shpejti do të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas. Presidenti Zelensky deklaroi se “Ne po luftojmë për të ardhmen e Evropës”. Kryeministri italian Draghi e telefonoi dhe e siguron.

“Ne do të japim ndihmë për të të mbrojtur”. Në kryeqytetin e vendit nga ora 17 fillon shtetrrethimi, kushdo që del në rrugë pas kësaj ore do të trajtohet si armik.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit