-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e kamarierit në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i shpallur në kërkim

Kryesoret

Policia e Maliqit ka arrestuar një 34-vjeçar ditën e sotme të shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e Gazment Kurmakut, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 34-vjeçari L.D., banues në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Ai së bashku me Erjon Llapushin, kanë goditur me grushte e sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta kamarierin Gazment Kurmaku, në një lokal në Labinot të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku mbeti i vrarë shtetasi G.K.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit