Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një takim mëngjesin e së dielës me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Konstantinos Floros.
“Kathimerini” shkruan se menjëherë pas këtij takimi, kryeministri i Greqisë, i konsultuar edhe me vendet anëtare të NATO-s, ka dhënë urdhër për mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për ndihma humanitare, por edhe armatime.
Bëhet e ditur se Greqia, gjatë së dielës, do të dërgojë municione, madje edhe raketa, me anë të një avioni C-130 në Poloni, të cilat më pas do të kalojnë në Ukrainë.
Po ashtu, “Kathimerini” shkruan se po gjatë së dielës pritet të dërgohen edhe ndihma të konsiderushme humanitare.