-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia bombardon qendrën e Kharkiv, autokolona e frikshme pranë Kievit

Kryesoret

Qendra e Kharkiv, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, është goditur nga një sulm me raketa nga Rusia mëngjesin e së martës. BBC shkruan se sulmi i këtij mëngjesin synonte zyrat qeveritare.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregohet qendra e qytetit e shkatërruar, duke treguar pasojat e sulmit rus. Qyteti verilindor i Kharkiv-it është kthyer në një fushëbetejë gjatë ditëve të fundit mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Ndërkohë, një situatë aspak e qetë mbizotëron edhe në Kiev, aty ku është duke shkuar një autokolonë rreth 60 kilometra me automjete të rëndë ushtarake.

Kolona përbëhet nga mjete të blinduara, tanke, artileri dhe mjete të tjera logjistike dhe shtrihet nga baza ajrore Antonov, në veri të Pribyrsk.

Negociatat e djeshme me Rusinë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës çuan në sulme ajrore më të rënda kundër Kievit, tha parlamentarja ukrainase Kira Rudik për CNN, duke shtuar: “Ne presim që do të ketë një rrethim” të kryeqytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit