-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet marokeni me mijëra euro të padeklaruara në Rinas

Kryesoret

Një shtetas maroken është proceduar nga policia pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri me gati 14 mijë euro të padeklaruara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, bën të ditur policia.

Më tej, policia nisi një procedim penal ndaj 47-vjeçarit, i cili është banues në Belgjikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit