-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra urgjente: Serbia mund të sulmojë Kosovën

Kryesoret

Ish-Përfaqësuesit e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schwarz-Schilling dhe Valentin Inzko i kanë dërguar një thirrje urgjente liderëve të BE-së dhe NATO-s për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Bosnje e Hercegovinën nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës, meqë thonë se skenari për ndarjen e Bosnje e Hercegovinës është ende i gjallë.

Ata i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksander Vucic mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.

“Serbia dhe Republika Srpska nuk i kanë arritur qëllimet e tyre nga vitet 1990-ta. Përveç kësaj, ata ushqejnë marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Prandaj, ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, thuhet në një letër të përbashkët të cituar nga Deutsche Welle.

Si zgjidhje më të mirë, ata sugjerojnë pranimin e Bosnje e Hercegovinës në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke vënë në dukje se ky është një lloj edhe detyrimi moral marr parasysh zhvillimet e viteve 90-ta.

Siç theksojnë Inzko dhe Schwarz-Schilling, ata besojnë se plani i Dodikut për shkëputjen e “Republika Srpskas” është ende i gjallë në kokën e Dodikut, pavarësisht se ai nuk flet për këtë tani dhe Rusia e Serbia theksojnë se mbështesin sovranitetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Prandaj, ata i bënë thirrje NATO-s dhe Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg që të japin garanci të forta për popullin e Bosnje e Hercegovinës se ata nuk do të mbeten të bllokuar, siç kishte ndodhur 30 vjet më parë.

Schilling dhe Inzko thonë se duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar kërcënimet ndaj ekzistencës së Bosnje e Hercegovinës, duke filluar me vendosjen e trupave të NATO-së dhe EUFOR-it në Brcko, kufirin mes Bosnje e Herecegovinës dhe Serbisë.

 “Askush nuk e di se cilat janë qëllimet e Putinit. Kjo është arsyeja pse ju kërkojmë të bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të mbrojtur BeH.Qytetarët e saj duhet të marrin garanci nga NATO në rast se lufta përhapet në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Inzko.

Për Serbinë, Schwarz-Schilling dhe Inzko thonë se qëndrimi ndaj krizës në Ukrainë, tregon se Serbia nuk e meriton as anëtarësimin në BE sepse refuzon të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe të vendosë sanksione./GazetaExpress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit