Masakrohet një familje shqiptare në Greqi, mes tyre dy fëmijë, një dhe dy vjeç.
Fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, ka gjetur pasditen e sotme çiftin shqiptar dhe dy fëmijët të masakruar me thikë.
Fëmija ka lajmëruar i shokuar fillimisht policinë që dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe dy fëmijët e në vijim vrau veten.
Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11 vjeç, i vetmi që shpëtoi gjallë.
11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi. Ngjarja ka ndodhur në në Agjo Konstantino, Anfravida.
/5pyetjet.al