Qeveria ukrainase po u bën thirrje Kombeve të Bashkuara të rishqyrtojnë statusin e Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ditën e sotme Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pozicionit të Rusisë në këshill.
Duke folur në një fjalim televiziv, Kuleba bëri thirrje për një rishikim ligjor “të plotë dhe të paanshëm” të anëtarësimit të përhershëm të Rusisë.
“Ne kemi besim se kur të përfundojë analiza, do të jetë e qartë se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e paligjshme,” tha Kuleba.
“Gjithçka varet nga gatishmëria dhe vendosmëria e ekipit ligjor të sekretariatit të OKB-së për ta hetuar këtë”, shtoi ai.
/5pyetjet.al









