-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush janë oligarkët rusë që SHBA ju ngriu asetet

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, në përpjekjen e fundit të presidentit amerikan Joe Biden për të shtrënguar presidentin rus Vladimir Putin ndërsa pushtimi i Ukrainës përparon.

Lista e re e individëve të përshkruar si “miqtë e Putinit dhe anëtarët e familjes së tyre” do të shkëputet nga sistemi financiar i SHBA-së, asetet e tyre në SHBA do të ngrihen dhe pronat e tyre do të bllokohen nga përdorimi, sipas një fletë fakti nga Shtëpia e bardhë.

Individët që do t’i nënshtrohen sanksioneve të bllokimit të plotë janë:

  • Nikolai Tokarev (së bashku me gruan e tij Galina, vajzën Mayya dhe dy kompanitë e tij luksoze të pasurive të paluajtshme)
  • Boris Rotenberg (së bashku me gruan e tij Karina, dhe djemtë e tij Roman dhe Boris)
  • Arkady Rotenberg (së bashku me djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajzën Liliya)
  • Sergei Chemezov (së bashku me gruan e tij Yekaterina, djalin e tij Stanislav dhe njerkën Anastasiya)
  • Igor Shuvalov (së bashku me pesë kompanitë e tij, gruan e tij Olga, djalin e tij Evgeny dhe kompaninë e tij dhe avionin, dhe vajzën e tij Maria dhe kompaninë e saj)
  • Yevgeniy Prigozhin (së bashku me tre kompanitë e tij, gruan e tij Polina, vajzën e tij Lyubov dhe djalin e tij Pavel),
  • Peskov, sekretari i shtypit i Putinit
  • Alisher Usmanov (Super-jahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo kapur nga aleati ynë Gjermania, dhe avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj në pronësi private të Rusisë)

SHBA do të vendosë gjithashtu kufizime vizash për 19 oligarkë dhe 47 anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë, thuhet në fletën e të dhënave nga Shtëpia e Bardhë./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit