Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e Ambasadës së SHBA në Tiranë që të ketë vëzhguesit e saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. KQZ bënë të ditur se pas shqyrtimit të kërkesës, është vendosur që SHBA të ketë 4 vëzhgues dhe 4 përkthyes.
“Ambasada e SHBA i ka paraqitur KQZ kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për katër vëzhgues afatshkurtër dhe 4 përkthyes, si dhe zonat e vëzhgimit të tyre. Kërkesa e paraqitur respekton afatin kohor të përcaktuar në nenin…. Ambasada e SHBA është subjekt i cili gëzon të drejtën të caktojë vëzhgues në zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ./5pyetjet.al









