-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mariupoli nuk po bie, rusët lënë pa ujë dhe pa energji qytetin

Kryesoret

I vendosur në jugperëndim të Donetskut dhe me dalje në det, qyteti i Mariupolit është kthyer në synimin kryesor të rusëve, pas Kievit. Prej 8 ditësh, aty zhvillohen beteja të ashpra, por ushtria e Ukrainës, e mbështetur masivisht edhe nga civilët, ka arritur t’u bëjë ballë deri tani sulmeve të ushtrisë ruse.

Këtë të enjte, këshilli i qytetit të Mariupolit tha se Rusia vazhdimisht dhe qëllimisht po bombardon infrastrukturën kritike civile në portin jugor të Ukrainës, duke e lënë atë pa ujë, ngrohje ose energji elektrike dhe duke parandaluar sjelljen e furnizimeve ose evakuimin e njerëzve.

“Ata po bllokojnë furnizimet ushqimore, duke na vendosur në një bllokadë, si në Leningradin e vjetër. Qëllimisht, për shtatë ditë, ata kanë shkatërruar infrastrukturën kritike të qytetit për mbështetjen e jetesës. Nuk kemi përsëri dritë, ujë apo ngrohje.”

Këshilli tha se po kërkon të krijohet një korridor humanitar për qytetin.

“Ne po shkatërrohemi si komb. Ky është gjenocid i popullit ukrainas,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit