-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia nuk kursen asgjë, goditet me raketa depoja e naftës – VIDEO

Kryesoret

Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga bombardimet gjatë një sulmi ajror, të enjten në mëngjes. Lajmi është njoftuar nga Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.

Fotot nga Chernihiv tregojnë retë e tymit të zi të dendur nga rezervuarët e naftës, ndërsa zjarrfikësit dhe punonjës të urgjencës, ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, përballje të ashpra vijojnë të mbahen për marrjen në kontroll të qytetit Mariupoli, i cili ka përjetuar bombardime intensive dhe shihet si një pikë kyçe për rusët, pasi do të bashkonte forcat e tyre në jug dhe në lindje. Sipas deklaratës ushtarake, forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre në zonat afër kryeqytetit Kiev, Vyshgorod, Fastiv dhe Obukhiv, me më shumë kampe fushore ruse të vëzhguara edhe në zona të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit