-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Volkswagen ndalon prodhimin e makinave në Rusi dhe pezullon dërgesat

Kryesoret

Volkwvagen po ndalon prodhimin e automjeteve në Rusi dhe do të pezullojë eksportet në tregun rus.

“Grupi Volkswagen e ka pranuar lajmin për luftën në Ukrainë me shqetësim dhe tronditje të madhe. Volkswagen vazhdon të shpresojë për një ndërprerje të armiqësive dhe një kthim në diplomaci. 

Ne jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin mund të gjendet vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha prodhuesi i makinave.

“Në sfondin e sulmit rus në Ukrainë dhe pasojave që rezultuan, Bordi i Menaxhimit të Grupit të Volkswagen AG ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim të dytë. Ky vendim vlen për vendet e prodhimit rus në Kaluga dhe Nizhny Novgorod”, shtoi ai, duke theksuar se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndalen “me efekt të menjëhershëm”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit