Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen përsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë se “nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre i përkasin familjes evropiane”.
Von Der Leyen tha se blloku mund t’u sigurojë refugjatëve ukrainas mbrojtje, qëndrim, qasje në punë dhe strehim, duke shtuar se “nuk është vetëm një akt dhembshurie në kohë lufte, por është edhe detyra jonë si evropianë”.
Të paktën një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina gjatë javës që nga fillimi i pushtimit dhe “kapërcejnë kufijtë tanë”, tha ajo.
Ajo gjithashtu iu drejtua radhëve të gjata të njerëzve në kufirin polak duke thënë se ata “kanë nxjerrë udhëzime për menaxhimin e kufirit. Kjo është për të thjeshtuar formalitetet në kufi dhe për t’u mundësuar njerëzve që të marrin një strehë më shpejt.”
Von der Leyen tha se “ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t’u përballur me pasojat e kësaj lufte” dhe “do të shpërndajmë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare dhe sigurisht që do të vijnë më shumë. Ndërsa ne duhet të përgatitemi për pasojat shkatërruese të kësaj lufte mizore.”
/5pyetjet.al









