-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA po ju vëzhgon, Yuri Kim: Jam e mrekulluar nga të rinjtë, JO blerje votash

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim së bashku me stafin e përfaqësisë diplomatike në vendin tonë për ndjekin nga afër procesin zgjedhor në 6 bashkitë që sot zgjedhin kryetarin e ri.

Kim u kërkoi zyrtarëve shqiptarë që të sigurojnë që votuesit që të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues.

Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, shkruan ambasadorja Kim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit