-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Simbolet serbe dhe të tankeve ruse mbi “Boletin” në Mitrovicë

Kryesoret

Tabela rrugore në veri të Mitrovicës, e cila drejton për në Zhazhë, Boletin dhe Kelmend, është dëmtuar për së dyti herë brenda pak ditësh. Mbi të janë përdorur grafitë, përmbajtja e të cilëve ka simbole nacionaliste serbe. Edhe pse pas herës së parë, Policia e ka pastruar këtë tabelë mbi të cilën është përdorur sprej, e njëjta sërish është mbuluar me ngjyrë të kuqe gjatë së shtunës së 5 marsit.

Në të shihet të jenë vizatuar shenja në formë të katër “C”-ve dhe anash një shenjë tjetër “3/4”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për KOHËN se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me rastin tashmë po merret Prokuroria. Derisa nuk ka komentuar nëse kjo vepër mund të lidhet me zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, Hoti ka thënë se deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar pasi që tabela është e vendosur në një rrugë rajonale dhe jo në ndonjë vendbanim.

“Me rëndësi që çfarëdo lloj grafiti apo tjetër formë e të dëmtuarit tabelat nuk është e lejueshme në vende publike. E rëndësishme është që njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori është duke u marrë me rastin. Asnjë person nuk është i dyshuar për këtë vepër sepse është rrugë rajonale dhe jo zonë e banueshme. Policia është në dijeni që edhe pasi është pastruar tabela, sërish janë shkruar shenja mbi të. Sa i përket rastit, nuk e di se si vendos prokurori ta cilësojë këtë vepër”, ka thënë Hoti.

Pamje të ngjashme të së njëjtës sinjalistikë janë parë edhe më 27 shkurt. Përveç shenjave të formësuara si “C”, skaj tabelës ishte shënuar edhe një “Z”. Zitë më parë, analistët ushtarakë kanë vë në pah një detaj nga mjetet e blinduara ruse që po i afroheshin kufirit me Ukrainën. Shkronja “Z” ishte shkruar me të bardhë kudo në tanket ruse dhe kjo nxiti edhe një debat publik se çfarë mesazhi përmban apo për çfarë arsye është vënë. Rob Lee, analist ushtarak në një postim në Twitter shkroi se kjo shenjë është për të identifikuar njësitë, një tjetër shkroi se është për të parandaluar zjarrin e miqve që mund të vijë nga forcat pro-ruse në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit