-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i përgjigjet Bashës: Çdo zgjedhje për humbësin është kurth

Kryesoret

Mësohet se Lulzim Basha iu drejtua deputetëve të PD në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj të hëne se zgjedhjet e 6 marsit ishin kurth për të.

Nuk ka vonuar shumë dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Bashës, duke theksuar se çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Lideri historik i PD theksoi se Lulzim Basha ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato.

“Çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Ai ka frikë të tmerrshme nga zgjedhjet dhe është i vetmi që ka bojkotuar zgjedhjet. Të thuash që 6 marsi është një kurth, në një kohë kur ishte një domosdoshmëri ligjore kushtetuese, është një absurditet. Pra, dhe ai në 6 mars, Edi Rama i dorëzoi atij, rrëmbeu logon e partisë. Plus faktorë të tjerë. Si mund të ishte kurth 6 marsi, e di vetëm mendja e tij.”-tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit