Deputeti Flamur Noka me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se hajdutët e inceneratorëve janë mërzitur dhe bërë vrer për karriget.
“Me aq para i pari i sojit të tyre nuk ndërron dot as kravatat. Pasi vodhën mbi #10 miliardë #euro, (shifër kjo e konstatuar nga #KLSH) derdhin sot lotë krokodili, se helbete u shkatërrua pasuria publike. “, shkruan Noka.
Më tej ai nënvizon që “Nuk u shkatërrua pasuria publike o hajduta! Pasurinë publike e vodhët ju”.