16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nënkryetari braktis Bashën: Rrezikojmë të shuhemi, largohem nga çdo funksion në PD

Kryesoret

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake.

Gjekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD se ai do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që do heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

“PD është në gjendjen të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputeti i thjeshtë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së PD-së.

Agron Gjekmarkaj detyrën e nënkryetarit të PD-së e mori në muajin janar, ku u largua nga Alfred Rrushaj nga posti i kreut të Grupit të PD-së, ndërkohë që postet e tij i mori Enkelejd Alibeaj.

Gjekmarkaj u votua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 15 janarit, ndërkohë që sot më 7 mars ai dha dorëheqjen nga funksionet që iu besuan vetëm 2 muaj më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit