-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në shtëpi, djali me probleme mendore i fut thikën nënës

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Një prej të arrestuarve është një i ri me probleme mendore që qëlloi nënën me thikë.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Mariglen Hysenllari, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ”Organizimi i llotarive të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) nënën e tij, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. M., 27 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. T., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. K., 36 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit