-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendoset baza e përhershme amerikane, Kim: Jemi të kënaqur nga puna e Shqipërisë

Kryesoret

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim ka deklaruar se një bazë e përhershme amerikane do të vendoset në Shqipëri.

Ajo shprehu se prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. Teksa përmendi pushtimin ‘e pajustifikuar’ rus të Ukrainës, ajo shtoi se Perëndimi duhet të vazhdojë t’i përgjigjet të gjithë kërcënimeve me forcë dhe vendosmëri.

“Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për here të pare në histori, Shqipëria, ndoshta për habit të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. Nuk mendoj që ndokush do ta kishte paraparë këtë 100 vite më pare apo kur ra komunizmi para 30 vitesh. Kjo prani është këtu për disa arsye, së pari jam e kënaqur që jemi këtu, në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie, që prej anëtarësimit të saj në NATO në 2009 Shqipëria nuk ka hezituar kurrë të dislokohet përkrah forcave amerikane dhe ne nuk mund të kërkonim për një mik dhe aleat më të forte e besnik,” tha Ambasadorja.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vendi do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Po ashtu ai theksoi se këto forca do luftojnë së bashku nëse do të jetë nevoja, duke përmendur si shembull Afganistanin./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit