-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gëvalla për “Newsweek”: Rusia nxit konflikt në Ballkan

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se Rusia mund të kërkojë të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen nga pushtimi i saj në Ukrainë dhe për të fituar ndikim mbi Perëndimin.

Gërvalla për Newsweek u shpreh se prania e përhershme e NATO-s në Kosovë dhe hapat e shpejtë të vendit për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike janë hapa jetikë në parandalimin e veprimeve nxitëse ruse në rajonin e trazuar.

Sipas saj, Perëndimi duhet të veprojë sa më herët, sa më shpejt, dhe sa më guximshëm, dhe se vetëm kështu do t’i jepte sinjal Beogradit dhe Moskës se as që mund të mendohet të përshkallëzohet ndonjë konflikt në Ballkan”.

“Tani ne po kërkojmë rrugën e shpejtë për një arsye të vërtetë: të gjithë jemi zgjuar në një mjedis krejtësisht të ndryshëm sigurie pasi agresioni rus është vërtetuar se nuk ndalet para pushtimeve të fqinjëve”, tha Gervalla-Schwarz, ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit