Brenda 48 orëve qeveria do të shpallë planin e masave për krizën e rritjes së çmimeve.
“Energjia është një mall që ende e shet shteti, nuk është e liberalizuar si në shtete të tjera, prandaj qeveria ndërhyn, edhe pse me kosto, kurse nafta është një mall në tregun e lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë.
Kemi hequr dorë që në vitin 1990. Shteti nuk cakton çmimet e mallrave. Megjithatë, pardje thash që brenda javës thash që do të kemi skenarët e përballimit të kësaj situate.
Mos jemi të ndarë te fakti që rritja e energjisë, naftës, gazit dhe miellit nuk vjen sepse ne iu bashkuam sanksioneve kundër Rusisë, por njëlloj për të gjithë. Shembullin e kemi te Serbia.
Edhe atje po rriten çmimet njëlloj edhe pse nuk iu bashkua sanksioneve. Dhe tani vazhdojmë me cfarë mund të bëjmë. I kam dëgjuar të gjitha recetat. Si mendoni ju?
Se nëse do të ishte kaq e thjeshtë, do të kishim pritur të na e tregonit në FB si do të zgjidhen këto probleme. Nuk funksionon me heqjen e TVSH-së. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo, asnjë mënyrë.
Sikur i dolëm vendit në mbrojtje për pandeminë dhe tërmetin do i dalim edhe tani. Por, duhen disa orë për ti vendosur gjërat bashkë dhe duhen planifikuar disa hapa që të mos themi nesër që “i harxhuam fishekët” të gjithë për njëherë. Brenda 48 orëve do u themi konkretisht se cfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë” tha Rama.