-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Christopher Hill, ambasadori i ri i SHBA-së në Beograd

Kryesoret

Christopher Hill do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Serbi pas konfirmimit nga Senati amerikan. Hill një diplomat karriere ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, disa mijëra protestues në Shkup dogjën një pjesë të ambasadës amerikane ndërsa Hill ishte akoma brenda. Ndërhyrja e policisë parandaloi dëme të tjera dhe ai dhe stafi i tij shpëtuan të padëmtuar.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka qenë ambasador në Beograd që nga muaji nëntor i vitit 2019.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit