Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.
Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar nga policia, nëse është fjala për avion apo për dron, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një mjet fluturues, pasi janë gjetur disa pjesë dhe dy parashuta në zonën e gjerë.
Një studente kroate në rrjetet sociale ka rrëfyer momentin e shpërthimit, duke thënë se ndodhi pak metra larg saj, shkruan Dnevnik.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ka shpërthyer dy metra larg meje, falë Zotit jam gjallë”, shtoi ajo.