-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media në Beograd: Rama po kërkon shpëtim për bukë në Serbi

Kryesoret

Një pjesë e mediave në Beograd i kanë bërë jehonë deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, që u shpreh se po negocion me Serbinë për importin e një pjese të grurit për të cilin kanë rënë dakord më parë biznesmenët shqiptarë. “Vendet e rajonit shikojnë shpëtim në Serbi. Rama: Falë Ballkanit të Hapur do të marrim grurë nga Serbia” është titulli i gazetës “Alo.rs”.

“Po kur të bjerë komplet oferta dhe të mos ketë energji fare në treg? Po kur të mungojë nafta? Sot që flasim furnizimi është problemi kryesor, që të gjesh anijet që vijnë këtu, sepse të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, sikur bënë me pandeminë.

Edhe këtu po i mbyllin. Ne, dmth kompanitë këtu të grurit kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi, janë mbyllur. Nuk janë mbyllur për Shqipërinë, por për të gjithë.

Dhe ne duam ta hapim tani me diplomaci, me Ballkanin e Hapur pra. Nëse Ballkani i Hapur vlen për diçka, urdhëro tani vlen dhe le ta tregojnë ata, që janë po kaq seriozë sa ne për Ballkanin e Hapur dhe ta le ta hapin” tha Rama.

“Nisma nuk u mbështet nga opozita në Shqipëri, e cila e quajti atë “të rrezikshme dhe një nismë për të përmbushur dëshirat e Serbisë” shkruan më tej media serbe.

Tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur. Qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një tregu të përbashkët dhe lehtësira të tjera ndërmjet vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit