-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donika Gërvalla firmos “furtunën” në diplomacinë e Kosovës

Kryesoret

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Donika Gërvalla firmosi largimin e 11 diplomatëve me argumentin se janë punësuar po iu nënshtruar procedurave të rregullta. Kryediplomatja ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Hamburg, Gramos Begolli. Në mesin e tyre është edhe Blerim Canaj, ish-diplomat i Kosovës në Berlin, Gjermani.

Enver Bucaj, ish-diplomat në Mal të Zi, Bahrije Hoti, ish-konsulle në Stutgart. Shota Bukoshi, pjesë e diplomacisë gjermane. Punonjësit e tjerë të larguar nga puna janë, Adnan Jakupi, Florim Krasniqi dhe Adnan Dragaj.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas një analize të detajuar ligjore, sot ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie. Ky vendim është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën.

Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri” thuhet në njoftimin e MPJ-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit