-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos e ngri zërin”! PD nuk tërhiqet: Basha të ikë tani ose do të marrim masa të tjera

Kryesoret

Grupi i PD-së nuk tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu tha se Lulzim Bashën nuk do ta presin pa fund duke e paralajmëruar se nëse nuk jep dorëheqjen do të ndërmarrin hapa të tjerë.

“Grupi parlamentar i PD-së nuk ka dalë me një vendim të shkruar, Basha po e konsideron një hap pas, unë ftoj dorëheqjen e tij dhe të Berishës dy shkaktarët të përçarjes së PD. Ky është një akt që duhet të ndërmerret nga të dy personazhet të cilët e kanë sjellë opozitën në këtë situatë ku nga 50% të votave kemi përfunduar në 25 për qind.

Basha e konsideron dorëheqjen është gati por është në proces diskutimi që është bërë javën e kaluar do të bëhet edhe sot. Është proces që nuk mund të zgjasë pa fund kemi kërkuar që reflektimi të jetë sa më i shpejtë.

PD është e të gjithëve nuk është e askujt. Ne kërkojmë dy personat që tashmë kanë mospërputhje të bëjnë hap pas, nuk kanë foltore apo PD por ka demokratë. Procesi është duke u zhvilluar” tha ai.

Deputeti demokrat pasi edhe një tension me një prej gazetareve, që po ngulmonte për hapat që do të ndiqen nëse Basha nuk heq dorë nga drejtimi i partisë.  “Mos u bëj e paedukatë të ndërpresësh një person që po flet. Arroganca, sidomos e ardhur nga gjinia femërore nuk shkon. Zërin mos e ngri.

Përgjigjen ta jap unë. Të mbaroj me kolegun tuaj dhe të jap përgjigje për cdo pyetje që ke. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum. Nëse Basha nuk reagon në kohën e gjykuar nga ne, do të marrim hapat tanë”.

Edhe deputeti Dashnor Sula ishte në të njëjtën linjë. “Unë e kam bindjen edhe reflektimin e zotit Basha, për këtë jemi mjaft të sigurt, do të mblidhet sërish grupi parlamentar, kryesia dhe këshilli.

Të mbyllet i gjithë problem, nuk është cështje orësh, ky proces punë ditësh, ka kohën e vet, por nuk mendoj që duhet të zgjidhet në forma, grupi parlamentar janë të unifikuar përsa i përket problemit nga tërheqja e Bashës, nuk është cështje orësh, pot kohë. Unë mendoj që ai do të reflektojë, do e shohim në ditët në vazhdim.

Foltorja është shumicë brenda PD, ne nuk kemi bërë një bashkim të PD, kemi bërë një çarje tjetër. Duhet të rritet, jo një shumicë brenda pakicës së PD, duhet të çohemi të gjithë nga pak, e të bëjmë sakrifica. Nëse edhe Basha dhe Berisha se kuptojnë, kjo është kot” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit