-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani letër Biden: Na ndihmo për në NATO

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar një letër homologut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e Uashingtonit për t’u anëtarësuar në NATO.

Në letër thuhet se anëtarësimi i Kosovës në NATO në këto rrethana aktuale është e një rëndësie të veçantë dhe urgjente.

Ajo thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA, politika e jashtme dhe interesat kombëtare janë për një Evropë të lirë dhe në paqe dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor në këtë drejtim.

Osmani në letrën e dërguar presidentit Biden shkruan se Kosova vazhdimisht po i ekspozohet kërcënimeve nga Rusia, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor.

“Duke pasur parasysh këtë ne shprehim besimin tonë që SHBA-të do të përdorë lidershipin dhe ndikimin që aktivisht të ndihmojë dhe shtyjë para anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e NATO-s”, thuhet në letër.

Presidentja Osmani i ka kërkuar presidentit Biden një takim për t’i forcuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit