-sidi education-spot_img
13.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Problemi i radhës për Kosovën: sulmet kibernetike

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme është përballur me disa sulme kibernetike kohëve të fundit. MPB ka pasur sulme të vazhdueshme në e-mail të zyrtarëve. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e MPB-së duke thënë se institucionet e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme janë objekt i sulmeve kibernetike kryesisht të llojit “Phishing”.

Zyrtarë të institucioneve kanë marrë një email që pretendon të jetë nga një prej institucioneve zyrtare të shtetit, banke apo kompanie tjetër që pyet për të klikuar mbi një lidhje (link) të një faqeje interneti brenda emailit. Pasi kanë klikuar mbi atë link, hakerët mund të kenë akses brenda emalit.

MPB thotë se me datën 26 shkurt ka ndodhur një sulm me përmasa më të mëdha por që nuk ka bllokuar informacionet apo të dhënat.

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar ka marrë vendimin për rritjen e kapaciteteve për mbrojten nga sulmet kibernetike nëpër institucione.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka detyruar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi. Me këtë rast, detyrohet ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre (3) muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit