-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama e merr “seriozisht”, pas marketit kontrollon dhe furrën e bukës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i vendosur për të vërtetuar çmimet e shportës nëpër biznese të ndryshme.

Pas supermarketit “Xhangolli”, ai ka vendosur të kryej një vizitë-kontroll në një furrë buke në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se çmimet duhet jenë në atë nivel që të mos futen në vështirësi as bizneset dhe as qytetarët.

“Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, pavarësisht se këtu tendenca është që t’i hidhet faji furnizuesve, prodhuesve e tregtarëve. Jemi pak në atë frymën antikapitaliste në këto momente. Por duhen mirëkuptuar njerëzit që kanë këtë stres. Por ajo që ne duhet të bëjmë është të mos lejojmë abuzimet sat ë mundemi. Çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi që ju duhet për të vazhduar në këtë periudhë. Jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerrë më shumë fitime se sa në kohë normale. Duhet të jeni shumë solidarë që të mos përfitoni në kurriz të njerëzve që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, nuk keni taksa dhe as TVSH. Nuk duam të ngarkoheni me taksa. Nuk mund t’ju rrisim taksat në këtë fazë, është diçka që nuk mund ta bëjmë. Tani ju takon edhe juve që të jeni maksimalisht të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që ju takon. Ju jeni model këtu” – tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit