-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Milani fitoi ndeshjen në fushë, por Kaljari “e mundi” pas

Kryesoret

Një sherr banal ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së Milanit me Kajlarit. Gjithçka ka lindur nga kore raciste që kanë ardhur nga ultrasit e Kaljarit në fund të sfidës.

Tomori shkoi te Menja dhe përqafoi këtë të fundit, kur nga tribunat u dëgjuan disa thirrje raciste duke acaruar portierin. Ai reagoi ndaj tifozëve dhe në këtë moment ndërhynë lojtarët e Kaljarit që e sulmuan.

Kjo bëri që në fushë të shpërthente një sherr masiv mes lojtarëve, që evituan kacafytjen vetëm si pasojë e ndërhyrjes së stafeve të dy skuadrave, me Piolin e Maldinin që shtynin lojtarët e tyre duke i larguar. Edhe Ibrahimoviç ishte shumë i acaruar dhe u desh që shokët e skuadrës ta tërhiqnin nga krahët që të evitonin një përleshje të suedezit gjaknxehtë.
Tani mbetet të shihet se si do e komentojnë protagonistët e kësaj ngjarje atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit