-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Panatoviç i përgjigjet Kandiç: Serbisë nuk i duhen aktorë komik, Kosova s’njihet si e pavarur

Kryesoret

Sociologu Bojan Panaotoviç reagoi ndaj deklaratës së kryetares së Fondit për të drejta humanitare, Natasha Kandiç duke i thënë asaj se Serbisë nuk i duhet një komik në arenë, lidhur me deklaratën se asnjë kandidat për president nuk e pranon realitetin se Kosova është shtet i pavarur nga viti 1999, duke i quajtur ofertë të keqe kandidaturat, shkruan “Novosti”.

Ofertat e kandidatëve për president janë të këqija sepse asnjëri nga kandidatët nuk e pranon realitetin se Kosova është shtet i pavarur që nga viti 1999, u shpreh Kandiç.

“Duke mos parë verbërinë e saj politike që nuk e sheh se Kosova nuk ka vend në OKB dhe nuk është anëtare e BE, partneritetit për paqe, as NATO e Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare sikurse nuk e njohin as 5 vende të BE-së as anëtarët e përhershëm të KS, Kandiç sulmon dhe godet të gjithë kandidatët për president”, u shpreh Panaotoviç.

Sipas tij, kjo nuk është më e keqja që dëgjojmë nga ajo, pasi aktivistja e drejtave të njeriut nënvizon se Serbisë i duhet një komik e se për Serbinë skenar ideal do të ishte skenari ukrainas.

“Kemi parë ndërthurjet politike atje kur komiku mori në drejtim vendin, deklarata e Kandiç korrespondon edhe me apelin e Bugajskit se Serbisë i duhet arena. Opinioni në Serbi duhet të dijë se ka të tillë që Serbisë i duan komikë në krye edhe arena lufte. Problemi i kësaj është se gjëra të tilla nuk përfundojnë me qeshje por me tragjedi, qytetarët duhet fuqishëm që mos të lejojnë skenarë të tillë dhe të ruhet paqja edhe stabilitetit”, tha Panaotoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit