-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama lë me “gisht në gojë” kryetarin e ri të PD-së

Kryesoret

Seanca e nesërme plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të jetë e veçantë për Enkelejd Alibeajn, pasi shkon për herë të parë si kryetar i komanduar i PD-së. Në rendin e ditës është edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, por kreu i qeverisë nuk pritet që të jetë i pranishëm, pasi do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel. Nuk përjashtohet delegimi interpelancës nga kryeministri te ministrja e shtetit, Elisa Spiropali, praktikë e ndodhur edhe më parë.

Gjithashtu deputetë të Komisionit të Rithemelimit kanë kërkuar Kryeministrin Edi Rama në interpelancë për 3 çështje kryesore që lidhen me paketën e masave për përballimin e krizës: gjendja e rezervave materiale të shtetit dhe gjendja e rezervës së sigurisë të naftës. Kërkesa e deputetëve u paraqit një javë më parë, por nga maxhoranca u refuzua për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përfshirë në rendin e ditës. Edhe në këtë rast pritet që të jetë një nga ministrat që do të replikojë me pjesën tjetër të opozitës.

Nesër në rendin e ditës është përcaktuar edhe zhvillimi për 3 orë i mocionit me debat për rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme kërkuar nga PD. Për këtë debat është ndarë edhe koha e diskutimit, ku Grupi i PS-së ka 100 minuta në dispozicion, Grupi Parlamentar Demokrat 45 minuta, 9 minuta janë në dispozicion të “Aleanca për Ndryshim”, 9 minuta grupi “Për Demokraci dhe Integrim” dhe 17 minuta deputetët e pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit