Ditën e sotme është mësuar nga policia për vendosje tritoli në Vaun e Dejës.
Lënda plasëse është gjetur në derën e shtëpisë të një 65-vjeçari.
“Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës,” ka njoftuar policia.