-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapi furrën e bukës, Vuçiç i kërkon Ramës kthimin e nderit: Naftë nga porti i Durrësit

Kryesoret

Menjëherë pas konfirmimit të lajmit se Serbia do lejonte importimin e 30 mijë ton grurë për në Shqipëri, Vuçiç duket se i kërkon qeverisë shqiptare ti kthej nderin.

Presidenti i Serbisë, ka deklaruar se Qeveria e tij po diskuton importin e naftës nga Lindja e Mesme nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas tij, tashmë po zhvilloheshin bisedime me partnerë nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, si dhe për dërgimin e saj në vendin e tyre përmes portit shqiptar të Durrësit.

Vuçiç tha se, nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, nëse Serbia do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”.

Po ashtu ai njoftoi se Qeveria do të bëjë përjashtim nga vendimi, në mënyrë që 31 mijë tonë grurë, sipas marrëveshjes së mëparshme, të dërgohen në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit