Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se hera e fundit që ka folur në telefon me Lulzim Bashën ishte në 25 prill të vitit të kaluar.
Pasi e akuzoi për tradhti, Kryemadhi tha se nuk ia ka hapur më telefonin Bashës.
“Më ka rënë në telefon por nuk i kam hapur, i kam thënë fol me Vasilin. I kam çuar një mesazh ngushëllimi kur i vdiq i ati”.
Superlativat për Sali Berishën nuk i kurseu. “Berisha është lider, shpirti i PD-së.
Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte i pritshëm nga ana politike. U rikthye në shtëpinë e tij” tha drejtuesja e LSI-së.