-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EKSKLUZIVE/ Ç’po kurdis Basha? Flet personi brenda takimeve “sekrete”: Qeshte “me lot” kur thonë se ka ikur

Kryesoret

Që pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha nuk ka shkuar më në selinë blu, por ka zbritur në bazë në një tur takimesh në disa fshatra të Tiranës. Lëvizjet kanë qenë të mbështjella me mister, pasi nuk ka pasur shumë informacion përveç disa fotove në rrjetet sociale.

Por cfarë po kurdis ish-lideri i PD-së me turin e nisur nga baza? Në njërën prej fotove të postuara në ditët e fundit ishte edhe kryetari i Degës Nr. 4 në Tiranë Ervin Goxhaj, të cilin “5pyetjet.al” e kontaktoi. Ai rrëfeu takimet, bisedat dhe strategjinë e Lulzim Bashës.

Intervista e plotë

Cilat kanë qenë takimet e fundit të Lulzim Bashës?

Në Ndroq kryetari ka qenë me mbështetësit e tij. Ka qenë me mbështetësit e Ndroqit në kafe. Ndërsa te Sofra e Ariut ka qenë dy orë më vonë me kryetarët e degëve. Ishte dita që flitej që Basha ka ikur në Holandë.

Në media qarkulluan disa lajme që Basha do të krijojë një parti të re, a u foli për diçka të tillë?

Nuk janë të vërteta. Unë e postova foton, kur lexova lajmin e Syrit. Dhe kryetari qeshi, dhe tha në asnjë mënyrë, kauza jonë tha është PD dhe të gjithë bllok do të jemi te PD.

Do rikandidojë?

Atë nuk e di.

Për cfarë e nisi turin, cfarë kërkoi nga ju?

Turi, nuk është se na tha ne.

Por cfarë kërkoi nga ju?

Thjesht pimë kafe si bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Ai nuk ka qenë roja i PD-së, ai po del të takojë njerëzit e tij që kanë qëndruar besnikë dhe stoikë dhe po i takon. Pastaj se cfarë qëllimi ka nuk e di.

Nuk ju foli për rikandidim?

Fare.

Kishte ndonjë koment për foton dhe lajmin që qarkulloi që u largua nga Shqipëria?

Qeshte. Na merrnin njerëz, miq të mi dhe të tij në telefon dhe thoshin që nuk është e vërtetë. Ai thoshte, na nxirr me kamera dhe kryetari thoshte duke qeshur “po të flas nga Amsterdami”.

Po për vendimin e gjykatës kishte ndonjë koment?

Vendimi është nul. Kështu tha kryetari. Sepse është apeli dhe përsa kohë do të flasë gjykata do të jetë Enkelejd Alibeaj aty.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit