“5pyetjet.al” ka siguruar vendimin e gjykatës së posaçme kundër krimit dhe korrupsionit që lëshoi sot 9 urdhër arreste për inceneratorin e Fierit.
Për shtatë persona është lëshuar urdhri i arrestit me burg.
Në listë janë administratorë të kompanive, tre drejtorë të institucioneve shtetërore dhe ish-drejtues.
Mes tyre janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka tashmë pas hekurave, por që duhet të përballet edhe me akuza të reja dhe Klodian Zoto në kërkim.
Personat për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrestet;
Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëni e inceneratorit. Aktualisht drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit.
Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier.
Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurimeve, aktualisht drejtor i Albpetrol.
Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”
Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit. I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Arrest shtëpie
Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit.
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit për dhënien e koncesionit.