-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E moshuara troket në gojën e “ujkut”: Pusho, mos bëj zhurmë! Çfarë i tha vrasësi? (VIDEO)

Kryesoret

E kërkonin në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë, por Nuredin Dumani deri mbrëmjen e djeshme jetonte i qetë me qira në lagjen “Apollonia” në Fier së bashku me një vajzë, e cila ishte e huaj dhe që bashkëjetonte prej disa kohësh.

Dumani u gjet brenda kësaj banese i plagosur, pasi disa orë më parë i ishte bërë atentat në Papër të Elbasanit, duke udhëtuar me automjet. Sipas deklaratave të fqinjëve, Dumani e kishte marrë me qira këtë banesë para një jave. Ajo thotë se pak ditë më parë i kishte shkuar Dumanit tek banesa dhe i kishte kërkuar që të mos bënin zhurmë.

“Unë banoj në kat të tretë, ngjarja ka ndodhur në kat të katërt. Vetëm dëgjoja mbrëmë policët që i binin derës me mjete të forta për të hapur derën. Tmerr, u tmerruam. Ata rrinë me qira në fakt. U trokita para 3 ditëve, mos më bëni zhurmë u thashë se jam me tension nuk duroj dot. Na fal, na thanë.

Ai që doli ishte rreth 45 vjeç. Pastaj më erdhi për së dyti e më trokiti mua. Unë thashë po ky pse më trokiti prapë? Tha, dëgjo nuk jam unë që bëj zhurmë, është ai lart tha. Epo mirë na fal i thashë unë, që të bezdisa”, tregon një banore e këtij pallati.

Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhur vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit